Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në qarkun e Elbasanit, viti i ri shkollor pritet të nisë me ulje të numrit të nxënësve dhe në fshatra të largët malorë edhe me mbyllje të shkollave. Në ZVA Elbasan këtë vit ulen për herë të pare në bangat e shkollës 1028 nxënës ndërsa në klasë të 10 janë 856 gjimnazistë. Ulja total e numrit të nxënësve llogaritet në 2.8 përqind.
Duket se e njëjta tendenca në rënie vihet re në të gjitha bashkitë e qarkut Elbasan ku rënia varion nga 2.5-5 përqind. Ndërkohë dy shkolla tërësisht të reja do të hapin dyert në Bashkinë e Elbasanit këtë vit shkollor.