Kur autoritetet evropiane arritën të përgjonin miliona mesazhe nga përdoruesit e Sky ECC në vitin 2021, ata e dinin se ky do të ishte fillimi i operacioneve të mëdha kundër krimit të organizuar. Tre vjet më vonë, një pjesë e atyre mesazheve janë një dëshmi kyçe për hetimin e çështjes Pampa, e cila merret ekskluzifisht me aktivitetin e mafies shqiptare në Ekuador. Një sërë mesazhesh kanë shkuar me hard-disk në Ekuador! Dokumenti ka mijëra mesazhe që Dritan Gjika, i identifikuar si lideri i mafies shqiptare në Ekuador, shkëmbente me partnerët e tij për koordinimin e dërgesave të drogës drejt Evropës.
Në këto mesazhe kuptohet se si Gjika dhe partnerët e tij binin dakord të importonin kokainë nga Kolumbia dhe ta dërgonin në vende të ndryshme të Evropës në kontejnerë, veçanërisht në kontejnerë bananeje. Çmimet dhe pagesat janë negociuar edhe përmes transfertave bankare. Mesazhet tregojnë se deri në vitin 2020, operacionet e mafias shqiptare në Ekuador po kishte sukses.
Rënia e Sky ECC
“Sky ECC” ishte një rrjet i koduar mesazhesh që funksiononte përmes telefonave që ofronte kompania, të cilët ishin përshtatur në mënyrë që të mos kishin kamera, mikrofona apo GPS. Për këtë arsye, ky rrjet komunikimi i koduar pati një bum të madh në mesin e krimit të organizuar. Siguria e ofruar nga Sky ECC bëri që kriminelët të mos kishin flitra në informacionin që shpërndanin në këtë rrjet. Megjithatë, në mars 2021, një operacion i madh në Belgjikë arriti të çmontojë pjesën më të madhe të rrjetit. Gjatë hetimit, autoritetet belge arritën të përgjonin miliona mesazhe të Sky ECC. analiza e të dhënave të marra nga rrjeti i koduar tregoi se kishte më shumë se 171,000 telefona që përdoreshin, një pjesë e madhe e të cilëve ndodhej rreth portit të Antëerpen, në Belgjikë, gjithashtu e njohur një nga portat kryesore të kokainës në Evropë.
Mesazhet e Gjikës
Bisedat që Dritan Gjika ka bërë përmes Sky ECC kanë qenë kryesisht përkoordinimin e dërgesave të drogës. Shqiptari, i njohur edhe me pseudonimin ‘Toni’, në mesazhet e tij thotë se përdor metodën “Blind Hook”. Kjo metodë konsiston në mbushjen e kontejnerëve me drogë pa qenë i vetëdijshëm dërguesi.
Gjika flet për këtë me një nga kontaktet e tij, të paidentifikuar në dosje, më 18 gusht 2020:
TMALQK: Po, Rusia arriti gjithçka në rregull.
Gjika: Nuk ka pasur probleme.
TMALQK: Uuuuuuu.
Gjika: Por meqë është futur në valixhe te dera, ka një “Blind Hook”. E kam gjithçka të koordinuar.
TMALQK: Në rregull.
Gjika: Por nuk do ta drejtojnë gishtin tek ne siç e patë herën e kaluar.
TMALQK: Jo!
Gjika: Se është në valixhe te dera. Gjithçka shkoi me standardet e duhura. Nuk është në kuti ose në një paletë, vetëm pas derës.
TMALQK: Dëshiron herë tjetër?
Gjika: Momentalisht e lëmë me kaq. Ne bëjmë të voglat. Do të na japë shumë punë, do ta shihni. Në dy muaj do e arrijmë synimin tonë.
Gjatë gjithë bisedave, Gjika përmend disa herë dërgesat e drogës në valixhe që vendosen në dyert e kontejnerëve. Në një bisedë më 29 korrik 2021, ai flet me një person të paidentifikuar dhe i kërkon të gjejë një kompani bananesh për të çuar një tjetër dërgesë.
Mafia shqiptare operonte me ‘informacione të brendshme’ dhe ‘biznesmenë të suksesshëm’ në Ekuador.
Por ka edhe biseda për konfiskime malli. Për shembull, flasin për një aksion që u zhvillua në Roterdam, Holandë, më 16 gusht 2020. U gjetën 1100 kg që, sipas autoriteteve holandeze, do të kishin një vlerë prej 82 milionë euro në treg. Një tjetër prej të pandehurve, Héctor Pesantes, informon Gjikën për këtë sekuestro dhe kërkon të justifikojë ata që kanë punuar për ta: Për mua (është) e çuditshme, vëlla. Nuk ka rrjedhje informacioni nga këtu. Ata kanë investuar dhe ai që ka profilizuar anijen.
Logot
Një nga mënyrat sesi Policia ka bërë lidhjen me aktivitetin e Gjikës kanë qenë logot që kishin pakot me drogë. Për shembull, logot “BMë” dhe “Bu2” u gjetën në ngarkesën e sekuestruar në Roterdam në gusht 2020. Në bisedat e Gjikës ka disa foto me këto logo. E njëjta gjë ndodh me logot “1a”, që u gjetën në të paktën shtatë kontejnerë përgjatë viteve 2020 dhe 2021 në Belgjikë. Të njëjtat foto u gjetën edhe në mesazhet e Gjikës në Sky ECC.