Të jesh i famshëm ka anën pozitive, por edhe atë negative. Njerëzit e famshëm shpesh bien pre e thyerjes së sigurisë dhe kërcënimeve për jetën. Kjo ndodh në shumë artist, sportist, figura politike, por edhe biznesmenë. Prandaj porthuajse të gjithë figurat publike kanë marra masa sigurie dhe janë gjithmonë të shoqëruar nga truprojat e tyre. Por si ruhen disa nga figurat më të njohura dhe më të fuqishme në botën e biznesit? Elon Musk, Jeff Bezos xdhe Mark Zuckerberg kanë rritur masat e sigurisë ndaj vetes së tyre që pothuajse duket sikur janë më të siguruar se vetë krerët e shtetit.
Elon Musk: Një kështjellë sigurie
Sipas të dhënave të fundit të zbuluara nga New York Times, Tesla dhe SpaceX paguajnë miliona dollarë në vit për sigurinë e Elon Musk dhe fëmijëve të tij. Një nga kompanitë e sigurimit që kujdeset për ta është Gavin de Becker & Associates. Në fakt, Musk është një nga njerëzit që përballet më së shumti me kërcënime për vdekje, sipas policisë. Musk ka ndërtuar rreth vetes një kështjellë sigurie që ngjason me ato të krerëve të shteteve. Ai është gjatë gjithë kohës i rrethuar nga truprojat e tij dhe kur kalon një kohë me familjen e tij. Në fakt kërcënimet ndaj tij janë rritur më shumë pas blerjes së X (ish-Tëitter), për shkak të komenteve të tij në mediat sociale, të cilat shpesh janë diskriminuese dhe kontroverse. Ekipi i tij përdor teknika të përparuar të vëzhgimit si automjete të blinduara dhe deri në përgjimin e bisedave të njerëzve rreth tij. Pothuajse është e pamundur të shohësh Musk pa truproja, madje nga 2 tashmë ai rrethohet nga 20 profesionistë. Madje në ekipin e sigurisë së tij ka edhe mjekë, të cilët operojnë me emrin “Voyager”.
Jeff Bezos: Mbikëqyrja dhe fshehtësia
Jeff Bezos është një nga njerëzit më të pasur në botë, i renditur në vendin e dytë pas Elon Musk. Padyshim që masat e sigurisë ndaj tij janë të larta dhe shpesh duken të jashtëzakonshme. Pasi telefoni i tij u hakëruar në vitin 2018 nga agjentët sauditë, ai mori masa të reja sigurie ndaj vetes dhe familjes së tij. Ekipi i tij i sigurisë përbëhet nga një personel që dikur punonin për Inteligjencën Kombëtare Amerikane dhe ushtarë. Ai ka investuar në sisteme të ndryshme monitorimi dhe përgjimi dhe të gjithë njerëzit që e rrethojnë atë kalojnë në një “sistem hetimi”. Bezos është gjithashtu një figurë shumë i njohur për publikun, si themeluesi i Amazon. Ndaj tij janë mbajtur gjithmonë protesta për mënyrën e trajtimit të punonjësve. Ai akuzohet për shkelje të privatësisë dhe deri në keqtrajtim të punonjësve.
Mark Zuckerberg është një nga figurat më të njohura për publikun. Ai është themeluesi i Facebook dhe i kompanisë META (bashkimi i Instagram, Facebook dhe Ëhatsapp). Ai ka një profil të lartë në botën e teknologjisë, gjithashtu është një nga personat me siguri më të lartë. Zuckerberg raportohet të shpenzojë mbi 27 milionë dollarë për sigurinë e tij dhe familjes. Në këto msa sigurie përfshihet sigurimi i shtëpisë, udhëtimet e tij brenda dhe jashtë SHBA-së apo edhe shëtitjet në park. Ai rrethohet nga një personel ushtarak dhe ish-agjentë të Shërbimit Sekret. Ekipi i tij nuk kujdeset vetëm për mbrojtjen fizike por edhe atë dixhitale. Zuckerberg është një person që është më i sulmuari në rrjetet sociale për shkak të masave të sigurisë që ai merr ndaj të miturve në rrjetet sociale dhe deri në kufizimin e fjalës së lirë.