Dani Alvesh ka organizuar pak ditë më parë një ndeshje futbolli nëpërmjet një aplikacioni, i cili i kishte lejuar që të bënte dy skuadra të plota. Sipas “Marca”-s braziliani është parë teksa luante futboll në një fushë sintetike me fanellën e Boca Juniors ndërsa disa prej “shokëve” nuk kanë nguruar që t’i kërkojnë selfie.
Dani Alvesh ka arritur që të fitojë lirinë pasi pagoi një shifër prej 1 milionë eurosh si garanci për të mos u larguar nga Barcelona. Ai është shpallur fajtor pasi ka përdhuruar një femër në dhjetorin e 2022-it në një diskotekë të qytetit katalanas.
41-vjeçari ka fituar “lirinë” me kusht pas plot 15 muajve ku u mbajt në një burg të Barcelonës.