Ishin një grusht edhe sot militantët e PD-së që mbështetën protetën e opozitës para bashkisë së Tiranës.
Militantët që i përgjigjen thirrjeve të Berishës nga penxherja e katit të 8-të e apartamentit të tij sa vijnë e pakësohen. Po kështu dhe Belind Këlliçi, drejtues politik i PD për Tiranën dështoi sërish dukshëm në përpjekjet e tij për të mobilizuar mbështetësit e PD-së para bashkisë për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakuat Erjon Veliaj dhe lirimin e Sali Berishës.
Ky është dështimi i dytë brenda pak ditësh i Këllicit i cili arriti të grumbullonte një numër të ulët dhe larg pritshmërive të PD-së edhe para SPAK më 11 shtator kur do i komunikohej akuza Sali Berishës.
Pjesëmarrësit në protestë janë ata pak, të përhershmit, e nuk mungon Sali Lusha, ish truproja e Sali Berishës kur ka qenë president.