Do të zhvillohen sot takime në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Megjithatë, ende nuk dihet nëse do të ketë takime trepalëshe mes kryenegociatorëve të shteteve dhe ndërmjetësve evropianë.
Siç ka njoftuar një ditë më parë qeveria, drejt Brukselit tashmë ka udhëtuar zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori nga Kosova, Besnik Bislimi.
Vazhdimin e procesit të dialogut e ka konfirmuar edhe Bashkimi Evropian. Në reagimin e tij Peter Stano ka thënë se agjenda është rruga përpara për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe çështjet që po ndikojnë në normalizim mes Kosovës dhe BE-së. Megjithatë ende nuk është konfirmuar nëse do të ketë takime trepalëshe.