Programet 2-vjeçare universitare ekzistojnë prej gati 10 vjetësh në vendin tonë.
Vitet e fundit maturantët po u drejtohen përherë e më shumë këtyre programeve që iu mundësojnë punësim të shpejtë ne treg.
Arjan Xhelaj, Drejtor, Rrjeti Akademik Shqiptar: Këtë vit kemi mbi 10% të aplikimeve në një nga programet 2-vjeçare që do të thotë që është një ecuri shumë e mirë, duke patur parasysh që maturantët kërkojnë të punësohen shumë shpejt. Një program 2-vjeçar ta mundëson këtë duke qenë se janë programe të lidhura me tregun e punës, janë më të shkurtra në kohë dhe të mundësojnë praktikën gjatë studimeve 2-vjeçare, kështu që të lidhin shumë shpejt me kompani të ndryshme, me tregun e punës, dhe shumica e maturantëve që kryejnë këto programe 2-vjeçare janë pothuajse të punësuar, në përfundim të këtyre studimeve.
Një student nesër del në tregun e punës si mekanik, mekatronik, eletroteknik, hidraulik, specialist për sistemin e kondicionimit, Teknik IT-jë, Web designer, ka edhe shumë programe IT-je 2-vjeçare, ka edhe degë që lidhen me sistemin shëndetësor, si ndihmësmami, punonjëse e shërbimeve sociale pranë azileve etj. Ka programe që lidhen me sistemin bankar, që janë jo të nivelit ekonomist, por shërbimi në kasë, ndihmës-juristë pranë zyrave juridike, kanë të bëjnë me sistemin e hoteleri-turizmit, etj.
Në fund të fundit është një diplomë universitare që të ofron direkt një mundësi punësimi në tregun e punës.