Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nuk i ka kursyer “shigjetat” drejt ish bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.
Në një konferencë për shtyp, Meta ripërsëriti edhe njëherë se ka qenë kundër djegies së mandateve dhe se gjithçka ka ndodhur nga nepotizmi.
“Kam qenë kundër mandateve dhe jam mashtruar në solidaritet, e dija që mund ti digjte kryetarja me lulushin, por jo te tjerët. Ata që komunikuan me presidentin nuk ua thanë qëndrimin e presidentit, deputetëve të pranishëm. Asnjë nga ata nuk i çoi një mesazh presidentit për vendimin katastrofal që morën.
Kjo ndodhi për shkak të nepotizmit. Si mund ta bëjë gruaja pa dijeninë e burrit, janë gjera të kaluara këto dhe jam i qartë në këto çështje dhe të tjera që do i provojë koha”-u shpreh Ilir Meta.