Elton John ka mbetur me shikim të kufizuar pas një infeksioni të rëndë të syve, ka bërë të ditur vetë këngëtari 77-vjeçar.
Ai zbuloi se po shërohej nga infeksioni në njërin sy, por tha se shërimi i tij do të merrte disa kohë.
Në një postim në Instagram, John tha: “Gjatë verës, jam përballur me një infeksion të rëndë të syrit që fatkeqësisht më ka lënë vetëm me shikim të kufizuar në njërin sy.
“Jam duke u shëruar, por është një proces jashtëzakonisht i ngadalshëm dhe do të duhet pak kohë para se shikimi të kthehet në syrin e prekur. Unë jam shumë mirënjohës për ekipin e shkëlqyer të mjekëve dhe infermierëve dhe familjen time, të cilët janë kujdesur kaq mirë për mua gjatë disa javëve të fundit.
“Unë e kam kaluar në heshtje verën duke u rikuperuar në shtëpi dhe po ndihem pozitiv për përparimin që kam bërë në shërimin dhe rimëkëmbjen time deri më tani.”
Yje të shumtë iu përgjigjën postimit duke i uruar shërim të shpejtë këngëtarit, mes tyre stilistja Donatella Versace, prezantuesi i radios Bob Harris dhe aktori Layton Ëilliams.
Së fundmi u njoftua se filmi dokumentar Elton John: Never Too Late do të ketë premierën evropiane në festivalin e sivjetshëm të filmit BFI në Londër.