Dr. Lulu Hunt Peters lindi në Milford, Maine, SHBA, në vitin 1873. Ajo ndoqi Universitetin e Kalifornisë, Berkeley në vitin 1909 dhe Universitetin e Kalifornisë Jugore në vitin 1911.
Si një mjeke dhe edukatore e shëndetit publik, ajo filloi praktikën në vitin 1915 në Los Angelos.
Gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore, ajo punoi me Kryqin e Kuq në Ballkan, për të cilin u vlerësua me medaljen e Urdhrit të Skënderbeut të Shqipërisë, për punën e saj atje. Ajo vdiq në Londër në vitin 1930.