Ukraina do të përballet me Shqipërinë këtë të shtunën në Pragë, në ndeshjen e vlefshme për Nations League. Për këtë takim, ukrainasit nuk do të kenë në dispozicion sulmuesin Dovbik dhe mbrojtësin Popov. Sa i takon situatës së futbollistëve të tjerë, gjendja është mjaft e mirë, me grupin që është gati për të sfiduar kuqezinjtë.
Të besuarit e Rebrov vijnë në këtë sfidë pas Europianit, ku kombëtarja u rendit e fundit me 4 pikë. Nations League është një mundësi e mirë për këtë përfaqëusese, për të treguar vlerat.