Peqin-Drejtoria e Burgjeve evidenton një tjetër rast kur me dron grupet kriminale përpiqen të fusin sende të ndaluara në burgje. Këtë herë bëhet fjalë për burgun e Peqinit, kamerat e rrethimit të jashtëm kanë konstatuar dronin rreth 120 –150 metra larg perimetrit të sigurisë dhe kanë njoftuar policinë.
Sipas informacioneve paraprake droni apo dronët janë konstatuar afër kalcetos dhe pasi është bërë kontrolli janë gjetur rreth 31 doza kokaine 200 gr hashash, 2 telefona, dy fisha karikimi. Ky është rasti I dytë brenda pak ditësh që në burgje tentohet të futen sende të ndaluara me dron.
Pak ditë më parë, më 8 shtator në burgun e Burrelit u kap një dron me të cilin grupet kriminale kishin tentuar të fusnin sende të paligjshme.