Marklen Haka u arrestua sot nga një operacion blic i policisë në Nikël. Dyshohet se ai ishte kthyer para tre muaj nga Dubai dhe ka hyrë ilegalisht në Shqipëri nga Kosova. Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”. Haka akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, pjesëmarrje në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Por kush është Marklen Haka?

Marklen Haka është pjesë e “Bandës së Niklës” dhe në shtator të vitit 2019 i ka shpëtuar një atentati në derë të shtëpisë së tij, ku mbeti e vdekur halla e tij, Shpresa Basha, ndërsa Marklen Haka mbeti i plagosur. Në janar të vitit 2022 ai u arrestua nga RENEA-s pas një operacioni, kun ë pranga ranë edhe 19 të tjerë, por ai u lirua sërish. Haka është bërë i njohur për drejtësinë që në moshën 20-vjeçare, i cili dyshohej për vrasje. Ai u arrestua më 29 qershor të vitit 2011, i dyshuar nga Prokuroria e Tiranës si autori i vrasjes së biznesmenit Nadien Zenelit mbrëmjen e 13 qershorit të po atij viti, në një nga baret tek ish-Blloku në kryeqytet.