Skandali i përjashtimit të 3 futbollistëve të Kombëtares së Kosovës ka shkaktuar shumë bujë në Kosovë. Në mbrojtje të 3 futbollistëve kanë dalë edhe ish-futbollistë, siç është rasti i Blendi Memaj. Tashmë në rolin e një opinionisti Blendi Memaj, tashmë në rolin e analistit sportiv në Kosovë, ka bërë së fundmi një deklaratë, e cila po bën xhiron e rrjetit.
I ftuar në emisonin “Kampionët” në Kanal10, Memaj bën krahasimin mes Asanit dhe sulmuesit të Kosovës Edon Zhegrovës, duke mos i kursyer ofendimet ndaj futbollistit të kombëtares kuqezi. Madje ka arritur deri aty sa është shprehur se Asani, as këpucët nuk ia lidh dot Zhegrovës. Gjithashtu, analisti shton se Kosova është më lart se Shqipëria përsa i përket individualitetit. Deklaratat kanë shkaktuar bujë në studio, por edhe në rrjet.
“Nëse sot e bëjmë një krahasim me Kombëtaren e Shqipërisë e ke një Jasir Asani i cili po shfaq një formë të jashtëzakonshme. Tani, ta marrësh Jasir Asanin dhe ta krahasosh me Edon Zhegrovën… as këpucët s’mund t’ja lidhë. Zhegrova është një nivel i jashtëzakonshëm. Problemi është tek ne. Edhe Kosova, për nga kualiteti individual është më lart se Shqipëria. Edhe tek Murriqi edhe të tjerë. Unë e shoh kombëtaren e Kosovës shumë lart. Merr dy trajnerë dhe nxirri para Kombëtaren e Kosovës dhe të Shqipërisë. Asnjë nuk ta merr të Shqipërisë para të Kosovës para cilësisë dhe kapacitetit personal. Lojtarët e Kosovës janë të jashtëzakonshëm,”- është shprehur ndër të tjera Blendi Memaj.
Humbja e thellë me Rumaninë në debutimin në Nations League krijoi polemika dhe kritika ndaj Kombëtares së Kosovës dhe vetë Federatës së Futbollit. Edon Zhegrova, Arijanit Muric dhe Florent Muslija kanë thyer rregulloren e brendshme të kombëtares dhe FFK ka marrë vendimin e menjëhershëm për përjashtimin e tyre për thyerjen e rregullores. Të tre kanë kaluar mbrëmjen pas ndeshjes, duke festuar në një lokal nate në shoqërinë e femrave dhe pijeve alkoolike.