Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia në Vorë, pasi ka goditur një mjek.
N. M., 54 vjeç, banues në Marikaj, ka shkuar në një qendër shëndetësore dhe i ka kërkuar mjekut të qendrës, shtetasit E. B., një raport mjekësor për bashkëshorten e tij.
Pasi mjeku ka refuzuar të plotësojë raportin pa qenë e pranishme bashkëshortja, shtetasi N. M. dyshohet se e ka goditur mjekun, me një send të fortë në kokë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, ndërsa 54-vjeçari u arrestua për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.