Nicolás Maduro duket se e ka merituar epitetin “diktatori i çmendur”! Pse? Sepse ka vendosur që këtë vit Krishtlindjet të festohen…në tetor! Në një intervistë televizive, Maduro tha se do e ndryshonte kalendarin sepse ndjehej “festiv”.
“Është shtator dhe tashmë ka erë Krishtlindjesh. Dhe kjo është arsyeja pse këtë vit, në mirënjohje ndaj jush, unë do të dekretoj festën e Krishtlindjeve më 1 tetor. Krishtlindjet fillojnë më 1 tetor! Këtë vit Krishtlindjet kanë ardhur, me paqe, lumturi dhe siguri.”
Qeveria e tij në të kaluarën ka rritur ndihmat dhe paketat ushqimore për banorët në vështirësi ekonomike gjatë sezonit festiv, kështu që Krishtlindjet që vijnë herët mund të jenë një përpjekje për të fituar një popullaritet mes qytetarëve. Por kjo nuk është hera e parë që ai afron Krishtlindjet. Në vitin 2020 ato nisën më15 tetor dhe në 2021 filluan më 4 tetor pasi kriza ekonomike gjymtoi vendin.