Një nga mbështetësit kryesorë të ish-presidentit republikan, Donald Trump, miliarderi teknologjik, Elon Musk, ka reaguar pas debatit presidencial. Musk ka krijuar një aleancë të ngushtë me Trump, pasi ky i fundit i ka ‘premtuar’ se do ta angazhojë sipërmarrësin për të drejtuar një “komision qeveritar të efikasitetit” nëse ai fiton në nëntor .
Shefi i Tesla, SpaceX dhe Starlink tha se performanca e debatit të Kamala Harris “tejkaloi pritshmëritë e shumicës së njerëzve”, në një postim në X, platforma e mediave sociale që ai zotëron.
“Thënë kjo, kur bëhet fjalë për kryerjen e gjërave, jo vetëm për të thënë fjalë të këndshme, unë besoj fuqimisht se Trump do të bëjë një punë shumë më të mirë”, tha ai.