Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:10 në lagjen nr. 1 të Sarandës, ku gjatë një konflikti të çastit, një person është plagosur me thikë.
Sipas burimeve, 38-vjeçari Mariglen Duro ka mbetur i plagosur dhe ndodhet aktualisht në spital, por jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, Denito Ruci.
Grupi hetimor është angazhuar për të zbardhur të gjitha rrethanat e incidentit, duke hetuar motivet e këtij konflikti të papritur.