Kombëtarja shqiptare e futbollit luan në ditët e ardhshme dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve, një turne ku kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo duan të vërtetojnë se kualifikimi në EURO 2024 nuk ishte një rastësi dhe të synojnë ngjitjen mes skuadrave elitare.
Kuqezinjtë janë në Ligën B, më saktësisht në Grupin B përkrah Ukrainës, Çekisë dhe Gjeorgjisë, të tre kundërshtarë që ashtu si ekipi ynë, ishin pjesëmarrës në Euro 2024. Ky vlerësohet si një grup shumë i balancuar, por sipas ekspertëve të statistikave, skuadra më e dobët është pikërisht Shqipëria.
“Football Meets Data” ka simuluar në kompjuter ndeshjet e grupit duke u bazuar mbi koeficientin e secilës skuadër dhe rezulton se Shqipëria është ajo që që ka më pak shanse për të dalë në vendin e parë, pasi renditet në këtë pozicion vetëm në 12% të simulimeve.
Ajo është më pak e favorizuar edhe për vendin e dytë, me 20%, ndërsa në 28% të rasteve del e treta në grup. Megjithatë, ajo që bie më shumë në sy është se në 41% të simulimeve, Shqipëria del në vendin e katërt në këtë grup, duke u bërë “favorite” për rënien direkt në Ligën C.
Sipas kësaj faqje, skuadra favorite për ta mbyllur në vendin e pare grupin është Ukraina me 43% e ndjekur nga Çekia me 25%. Gjithsesi po flasim vetëm për statistika dhe parashikime, do të jetë fusha e lojës, medium ku të 4 skuadrat do të masin forcat e do të tregojnë realisht se sa vlejnë.