Kupa e Botës për klube në vitin 2025 do zhvillohet në SHBA dhe FIFA ka konfirmuar 12 stadiumet që do të organizojë këtë event.

Shtëpia më e madhe e futbollit botërorë tanimë ka publikuar edhe emrat e stadiumeve se ku do të zhvillohen duelet e kësaj gare me format të ri. Lista përfshin stadiumin TQL në Miami, stadiumin Mercedes Benz në Atlanta dhe 10 të tjerë. Finalja e Kupës së Botës për klube do të luhet në stadiumin MetLife me kapacitet 82,500 në New York.

Mercedes Benz Stadium në Altanta, Geodis Park në Nashville, Hard Rock Stadium në Miami, TQL Stadium në Cincinnati, MetLife Stadium në New York, Bank of America Stadium (Charlotte), Camping World Stadium (Orlando), Inter&Co Stadium (Orlando), Rose Boël Stadium (Los Angeles), Lincoln Financial Field (Philadelphia), Lumen Field (Seattle) dhe Audi Field në Washington janë stadiumet mikëpritëse të Kupës së Botës për klube. Sipas FIFA-s, Kupa e re e Botës për klube do të zhvillohet me 32 klube të kualifikuara nga gjashtë konfederatat kontinentale: AFC (Azi), CAF (Afrikë), Concacaf (Amerika e Veriut, Amerika Qendrore dhe Karaibet), CONMEBOL (Amerika e Jugut), OFC (Oqeani) dhe UEFA (Evropë).