Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka protestuar ditën e sotme kundër hapjes së Kolegjit të Europës në Tiranë. Edhe pse është i pari kampus jashtë vendeve të Bashkimit Europian, që ngre në një tjetër nivel sfidën për ndërkombëtarizimin e universiteteve tona, disa te rinj te FRPD protestuan sot kunder hapjes se Kolegjit të Europës, duke shënuar një rast të paprecedentë. Kampusi i Kolegjit të Evropës në Tiranë do të ofrojë një program akademik me standarde evropiane për studentët dhe profesionistët nga Shqipëria, rajoni i Ballkanit Perëndimor, BE dhe më gjerë.
Kujtojmë që një vit më parë kur u inauguruan zyrat, të pranishëm në Tiranë ishin Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe shumë liderë të tjerë pjesëmarrës në Samitin e Procesit të Berlinit.