Shqipëria do të rikthehet që të luajë dy takimet e radhës në Ligën e Kombeve në muajin tetor.

Kuqezinjtë i presin dy transferta radhazi, fillimisht me Çekinë dhe më pas me Gjeorgjinë.

Por kur do të publikohet lista e Kombëtares? Sipas informacioneve , lista do të publikohet ditën e premte.

Mbetet të shihet nëse do të ketë befasi të reja, gjithçka do t’i lihet kohës.