Në botë Gauth ka shqetësuar mësuesit për faktin që nxënësit por e kthejnë shkollën 9-vjeçare dhe atë të mesme në një gje krejt ta padobishme. Në grupe si Reddit, mësuesit shprehen se ndihen të lodhur nga fakti që shumë nxënës kërkojnë ese të gatshme, u bëjnë disa ndryshime të vogla dhe notën e mirë e marrin, por niveli it ë të nxënit është shumë i ulët.
E kjo faqe duket se po përhapet e përdoret gjerësisht edhe tek nxënësit shqiptarë. Një 14-vjeçar që vetëquhet “14 vjeçari më i madh” në Tik Tok, ku ka një numër afro 100 mijë ndjekës, reklamon këtë metodë tek bashkëmoshatarët e tij, për të ‘hequr qafe’ ngarkesën e detyrave të shkollës.
“Në vitin 2019, një ekspert u zhgënjye pasi pa studentët e tij duke luftuar me probleme komplekse. Ai ëndërronte të ndihmonte të gjithë studentët të kenë sukses. Nga kjo sfidë, lindi Gauth. Eksperti krijoi një model që jo vetëm përputh studentët me ekspertët ekspertë, por gjithashtu zgjidh problemet me fjalë hap pas hapi. Sot, ëndrra e ekspertit është realizuar,”- kjo është ajo që shkruhet në faqen zyrtare.
A janë në dijeni të këtyre faqeve mësuesit e shkollave 9-vjeçare? Si arrijnë ta bëjnë dallimin mes një nxënësi që ka mësuar vërtet për ato detyra dhe një tjetri që i ka zgjidhur përmes tyre?
Në botë Gauth ka shqetësuar mësuesit për faktin që nxënësit por e kthejnë shkollën 9-vjeçare dhe atë të mesme në një gje krejt ta padobishme. Në grupe si Reddit, mësuesit shprehen se ndihen të lodhur nga fakti që shumë nxënës kërkojnë ese të gatshme, u bëjnë disa ndryshime të vogla dhe notën e mirë e marrin, por niveli it ë të nxënit është shumë i ulët.
“Studentët nuk po mësojnë asgjë. Është e qartë se ata po mashtrojnë sepse po bëjnë probleme që do të më merrnin disa minuta në më pak se 30 sekonda. Është kaq demoralizuese. Pse e bëj planin e mësimit? Shkoj përpara klasës dhe jap mësim, për çfarë?”- shkruante një prej tyre dy vite më parë.
TheBossMagazine ka shkruar gjithashtu për këtë aplikacion duke vënë në dukje dhe problematikat apo ato që mund t’i quajmë efekte anësore.
“Përdorimi i AI në arsim ka potencialin të revolucionarizojë mënyrën se si studentët mësojnë duke ofruar përvoja të personalizuara, adaptive dhe tërheqëse. Kjo mund të çojë në të mësuarit më efikas, rritje të mbajtjes dhe zhvillimit të aftësive të të menduarit kritik. Megjithatë, ka edhe rreziqe, duke përfshirë shqetësimet në lidhje me privatësinë, paragjykimet dhe potencialin për mbështetjen e tepërt në teknologji. Në përgjithësi, përfitimet e AI në arsim janë të rëndësishme, por është e rëndësishme të merren parasysh rreziqet e mundshme dhe t’i adresohen ato në mënyrë të përshtatshme,”- shkruhet në artikull.
A po vjen një revolucion në arsim në AI? A është kjo mënyra se si do të mësojnë nxënësit vitet e ardhshme dhe a po e rrezikon inteligjenca artificiale profesionin e mësuesit, kryesisht të matematikës?