Pavarësisht viteve që kalojnë, Cristiano Ronaldo vijon të jetë në formë. Partnerja e 39-vjeçarit, ka dhënë një përgjigje mjaft interesante, kur u pyet se kur mund të tërhiqet ylli portugez nga futbolli i luajtur.
“Është e pabesueshme edhe sot të shohësh sesi futbolli ende e motivon atë, njëson si ditën që e takova. Ai gjithmonë do të japë gjithçka. Kur njerëzit më pyesin se kur do të largohet nga futbolli Cristiano, unë i them vetes se ai mund të tërhiqet në moshën 50-vjeçare”, tha Georgina Rodriguez.