Sot, aktori i humorit dhe prezantuesi Donald Veshaj, feston ditëlindjen dhe nuk ka munguar urimi nga partnerja e tij Bora Zemani.
Me dashuri dhe nota humori, duke ndarë dhe disa foto të bukura bashkë, Bora shkruan: “Do të të blija një dhuratë, por u kujtova që ti tashmë ke gjithçka që ke dëshiruar ndonjëherë…mua. Gëzuar ditëlindjen dashuri”.
Bora dhe Donald po jetojnë ditët e tyre më të lumtura të lidhjes, ndërsa dyshja ende nuk dihet se më çfarë projektesh do të vijnë këtë sezon televiziv.
Së fundmi kanë punuar në projekte personale, ku Donaldi i është dedikuar arkitetkturës, ndërsa Bora firmës së saj të veshjeve.