Ministria ruse e Zhvillimit Dixhital, Komunikimit dhe Mediave Masive njoftoi sot se Google ka kufizuar hapjen e llogarive të reja në vend.
“Ministria e Zhvillimit Dixhital konfirmon se Google ka kufizuar krijimin e llogarive të reja. Operatorët e telekom kanë regjistruar gjithashtu një rënie të ndjeshme në numrin e mesazheve SMS të dërguara nga kompania për përdoruesit rusë”, thuhet në deklaratë.
Ata sqaruan se “Konfirmimi me SMS si faktor i dytë autorizimi për llogaritë e krijuara më parë të Google ende funksionon, por nuk mund të thonë me siguri se ky opsion do të vazhdojë të funksionojë”.