Fëmijët në Greqi nuk do të mund të përdorin më celularë në shkollat fillore dhe të mesme nga shtatori, njoftoi kryeministri, Kyriakos Mitsotakis pas një takimi me ministrin e Arsimit, Kyriakos Pierrakakis.
Ligji i ri, i ngjashëm me atë në Belgjikë dhe Francë, thotë se fëmijët do të mund të sjellin celularë në shkollë, por nuk do të mund t’i përdorin gjatë mësimit.
Mitsotakis tha se ky ligj është një zgjerim i ligjit të mëparshëm, i cili thotë se fëmijët nuk mund të filmojnë dhe tallen me shokët e shkollës.
Sipas rregullave të reja, nxënësit që nuk respektojnë do të pezullohen nga shkolla për një ditë. Në rast të shkeljeve të përsëritura, mësuesit kanë autoritetin të largojnë nxënësit nga klasa për disa ditë.
Gjithashtu, kushdo që filmon shokët e shkollës ose mësuesit e tyre pa leje mund të përballet me përjashtimin nga shkolla.
“Ne nuk presim domosdoshmërisht pajtueshmëri 100 për qind që nga dita e parë, por duam që fëmijët, prindërit dhe edukatorët e tyre të kuptojnë rëndësinë e fokusimit të plotë të nxënësve në procesin arsimor në shkollë”, tha Mitsotakis.