Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është bërë protagonist i një videoje virale në rrjete sociale.

Gjatë një ndalese në Pensilvani, Trump hyri në një market ushqimor dhe pasi hapi portofolin, i dha një gruaje 100 dollarë për t’i shpenzuar me 3 djemtë e saj.

Vizita në market ndodhi në të njëjtën ditë me mitingun që Trump mbajti në Universitetin Indiana të Pensilvania, ku morën pjesë mijëra mbështetës. Gjatë fjalimit për rreth 5,000 njerëz, Trump trajtoi çështje si ekonomia dhe emigracioni.

Kandidati republikan për president është zotuar se do të ulë çmimet e produkteve në supermarkete nëse do të fitojë përballë Kamala Harris.

VIDEO