Sipërmarrësi amerikan Elon Musk ka reaguar sërish lidhur me një incident të ndodhur në fillim të pushtimit rus të Ukrainës, ku u përfol se ai qëllimisht kishte shkëputur internetin për ushtrinë amerikane.
Siç është raportuar gjerësisht, Musk u akuzua se gjatë një sulmi me dronë detarë ndaj flotës ruse në Krime, ai kishte ndërprerë internetin e Starlink, duke bërë që operacioni ukrainas të dështonte.
Musk, duke iu përgjigjur një artikulli të gazetës Wired, që përsërit të njëjtat akuza, shpjegon si ndodhi incidenti.
Ai thotë se ishte qeveria e SHBA ajo që nuk hoqi sanksionet, në mënyrë që Musk të ndizte internetin. Sipas Musk, nëse do e kishte ndezur internetin, ai do të kishte kryer shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë.
Me këtë përgjigje, Musk e konsideron Krimenë si pjesë të Rusisë dhe nën sanksionet e SHBA-së.
Ky artikull i Wired përsërit edhe një herë pasaktësinë që ne çaktivizuam Starlink për Ukrainën kur ata donin të fillonin një sulm ndaj flotës ruse.
Starlink u ndalua nga ndezja e rrezeve satelitore në Krime në atë kohë, sepse një veprim i tillë do të shkelte sanksionet e SHBA kundër Rusisë!
Ne morëm një kërkesë të papritur në mes të natës për të aktivizuar Starlink në Krime brenda pak orësh nga qeveria e Ukrainës, por nuk morëm asnjë kërkesë apo leje për të anuluar sanksionet nga qeveria e SHBA. Nëse do të kishim bërë siç kërkoi Ukraina, do të kishte qenë një shkelje penale e ligjit amerikan.
Ne gjithashtu e bëjmë të qartë në kushtet tona të përdorimit se Starlink është një sistem tregtar, jo një sistem ushtarak. Përdorimi i Starlink për komunikime, duke përfshirë komunikimet ushtarake, është i mirë, ashtu si ushtria përdor internetin në përgjithësi, por nëse ne përfshihemi qëllimisht në akte të qarta lufte, atëherë ne po e bëjmë Starlink një sistem ushtarak dhe vendet e tjera kanë çdo të drejtë të qëllojnë poshtë satelitëve tanë.