Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha i është përgjigjur akuzave të kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit, i cili tha se drejtorin e policisë në Shkodër e kanë zgjedhur bandat e krimit.
Hoxha tha se bisedat e SKY ECC që Bardhi lexoi në Kuvend janë të vitit 2021, ndërsa Edmond Sulaj është emëruar në vitin 2023. Më tej ministri tha se Sulaj është zgjedhur sipas meritës me konkurs.
“Zotëria Mondi është me gradën drejtues i parë dhe mban postin e drejtorit të Policisë në Shkodër. Kam punuar me Z Edmond Sulaj dhe është një nga oficerët në karrierë, që ka treguar aftësi dhe integritet gjatë gjithë karrierës së tij. Ai ka 27 vite punë. Sulaj ka marrë detyrën më 2023. Sulaj u zgjodh sipas meritës me konkurs.”, tha Hoxha.
lajmi ne perditesim