Adrian Mutu, “ikona” e njohur rumune u shpreh i lumtur pas fitores 3-0 të përfaqësueses ndaj Kosovës.
”Ne jemi më të vlefshëm, ata nga Kosova i kam parë shumë individualistë. Ishim të pjekur, ishim një ekip. Më pëlqeu pjekuria e kombëtares”,- tha Mutu për ndeshjen e Nations League.