Nga konferenca për shtyp, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, tejkaloi akuzat e Sali Berishës për SPAK dhe kryeprokurorin Altin Dumanin.
Meta tha se Dumani e ka kthyer SPAK, në organizatë kriminale që mbron ‘pandëshkueshmërinë e Edi Ramës, Veliajt që nuk do preken për momentin, por do u vijë radha’.
“Është një rreshter i rilindjes që e ka kthyer me drejtimin e tij skapin në organizatë krimianle që mbron pandëshkueshmërinë e Edi Ramës, Veliajt që nuk do preken për momentin, por do u vijë radha.
Sikurse u ka ardhur radha shumë ministrave që patën për garanci besën e Edi Ramës.
Është organizuar në fushatë kundër opozitës dhe po kështu e ka përdorur dhe e përdor institucionin për të marrë peng njerëz brenda opozitës për të bërë diversion dhe për të krijuar forca të reja politike në mënyrë që të lehtësoje regjimin e kalbur të Edi Ramës”, tha Ilir Meta.
Nuk e dimë nëse e ka për ish-bashkëshorten e tij apo për dikë tjetër.