Një 22-vjeçar humbi jetën tragjikisht pasi dyshohet se ra nga shkallët e një anieje në Porto Romano.
Incidenti ndodhi këtë mesditë, rreth orës 12:00, kur anëtari i ekuipazhit, shtetasi me iniciale Y.B. u rrëzua nga anija dhe për pasojë humbi jetën.
Megjithatë, pritet që për ngjarjen të kryhet një hetim dhe të zbardhen rrethanat e incidentit, që i mori jetën të riut.