gjerësi 21.5 cm. Ndërsa GPU-të e tjera përmbajnë dhjetëra mijë “bërthama” që kryejnë llogaritje në të njëjtën kohë, ky procesor ka pothuajse një milion.
Kompania thotë se ai përdor vetëm gjysmën e energjisë së çipit më të mirë të Nvidia-s. Google ka krijuar “njësinë e përpunimit të tensorit” (TPU), që mund të përdoret si për trajnim, ashtu edhe për të nxjerrë konkluzione.
Modeli i tij Gemini 1.5 është në gjendje të gëlltisë tetë herë më shumë të dhëna njëherësh sesa aplikacioni GPT-4.
Vlera e madhe dhe në rritje e njësisë GPU është shfrytëzuar si një levë gjeopolitike. Megjithëse industria e çipave është globale, një numër i vogël vendesh kontrollojnë qasjen në nivelet më të larta të Inteligjencës Artificiale.
Çipat e Nvidia-s modelohen në Amerikë. Makineritë më të përparuara të litografisë në botë, të cilat kthejnë dizajnet në silic, janë bërë të gjitha nga ASML, një kompani holandeze me vlerë 350 miliardë dollarë.
Në këto makineri, kanë qasje vetëm punishtet më të përparuara në botë, si TSMC e Tajvanit, një firmë me vlerë rreth 800 miliardë dollarë dhe Intel e Amerikës. Kjo vlen dhe për shumë pajisje të tjera më të vogla, dhe në këtë grup të vogël të privilegjuar shtetesh, do të fusnim edhe Japoninë.
Këto kufizime kanë bërë të mundur që qeveria amerikane të vendosë kontrolle të ashpra dhe efektive mbi eksportin e çipave të përparuar në Kinë. Për rrjedhojë, kinezët po investojnë qindra miliarda dollarë për të krijuar zinxhirin e tyre të furnizimit me çipa.
Shumica e analistëve besojnë se Kina është ende disa vite prapa në këtë kërkim, por për shkak të investimeve të mëdha nga kompani si Huawei, ajo është përballur me kontrollet e eksportit shumë më mirë sesa priste Amerika.
Amerika po investon gjithashtu në këtë drejtim. Kompania TSMC, që shihet si shpresa që do të mbetet në rast se Kina vendos të pushtojë Tajvanin, po shpenzon rreth 65 miliardë dollarë për të ndërtuar fabrika në Arizona, ku rreth 6.6 miliardë dollarë janë dhënë si subvencione.
Shtete të tjera, si India (10 miliardë dollarë), Gjermania (16 miliardë dollarë), Japonia (26 miliardë dollarë), po rrisin investimet. Blerja e çipave të Inteligjencës Artificiale po bëhet gjithnjë e më e lehtë./ Monitor.al