Vrasja e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah nga Izraeli, ka intensifikuar luftën në kufirin e tij me Libanin dhe e ka vënë Lindjen e Mesme në rrezik. Grupi militant thotë se do të vazhdojë të luftojë, ndërsa mbështetësi i tij Irani është zotuar për hakmarrje.

Izraeli nga ana tjetër ka nisur sulme ajrore në portet jemenase të Hodeidah dhe Ras Isa. Forcat Ajrore izraelite shënjestruan termocentralet dhe një port detar, sipas një deklarate nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.

Televizioni Al-Masirah i drejtuar nga Houthi raportoi për sulmet të dielën, duke konfirmuar se ato kishin shënjestruar portet dhe stacionet elektrike Al-Hali dhe Ras Katheeb.

“Nëpërmjet infrastrukturës dhe porteve të sulmuara, regjimi Houthi transferon armë iraniane në rajon dhe furnizime për nevoja ushtarake, dhe kështu edhe naftë”, tha IDF në deklaratë.

Ushtria izraelite tha se avionët e saj luftarakë sulmuan rreth 45 objektiva pranë një fshati në Libanin jugor të dielën. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se sulmet kishin në shënjestër organizatën terroriste Hezbollah në zonën e fshatit Kafra.

Kafra është rreth 100 kilometra (62 milje) në jug të kryeqytetit libanez, Bejrutit. “Objektivat përfshinin depo armësh dhe infrastrukturë tjetër, tha IDF.

Një numër në rritje i figurave të larta të Hezbollahut janë vrarë dhe Izraeli vazhdon të nisë sulmet ajrore mbi objektivat e Hezbollahut në kryeqytetin e Bejrutit dhe gjetkë në Libanin jugor. Hezbollahu po gjuan raketa në veri të Izraelit, ku një nga qëllimet e luftës së Netanyahut është kthimi i banorëve të zhvendosur.