Juristi Kreshnik Spahiu teksa ka komentuar marrjen të pandehur nga SPAK të Sali Berishës për aferën ‘Partizani’, tha me ironi se Berisha ku arrestohen socialistët thotë se ka prova, por për dosjet e tij, thotë se ka vetëm akuza ‘poltike’. Në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Spahiu theksoi se Berisha vepron me dy standarde.
‘Pse sa herë që arrestohen të majtët Sali Berisha person deklaron se ka prova dhe kur ka akuza ndaj vetes thotë se janë akuza politike. Unë përsëri gjykoj mbi standardin dhe ky është një standard që askush nuk mund ta anashkalojë.
Për një telefon për një celular janë në arrest me burg. Vepra penale që ka bërë Safet Gjici duke kryer seks në zyrë, është më e rëndë se vepra penale që kryen Berisha? Nëse Safet Gjici është në burg për një marrëdhënie seksualë, Vangjush Dako për një kat shtesë apo Fredi Beleri për 50 mijë lek u hetuan në arrest me burg, pse Berisha dhe dhëndri hetohen në arrest me burg. Duhet të shohim nëse Berisha është i persekutuar apo i favorizuar.’- tha Spahiu, për gazetarin Arbër Hitaj.