Dihet se ish “Zonja e Parë” e SHBA-së, Melania Trump, ka punuar si modele dhe shumë herë kishte pozuar e zhveshur në kopertinat e revistave.
Por në prag të zgjedhjeve presidenciale, e kaluara “lakuriq” e Melania Trump po del në pah teksa ajo mbron punën e saj.
New York Times shkruan në një artikull se gruaja e tretë e ish-presidentit të SHBA-së po përgatitet të publikojë kujtimet e saj, duke u mbyllur gojën të gjithë atyre që e kanë akuzuar herë pas here se ka pozuar lakuriq gjatë karrierës së saj si modele.
Në platformën X (ish-Twitter), Melania nxitoi të mbrojë punën e modeles nudo duke ngarkuar një video, vetëm 49 ditë para zgjedhjeve në SHBA. Ish-Zonja e Parë e quajti punën e saj të mëparshme një “festim të pranisë njerëzore”.
Videoja është një nga një seri promovimesh për kujtimet e saj dhe duket se pasqyron besimet e saj të forta. Melania, në videon që ka postuar në rrjetet sociale që zgjat vetëm 45 sekonda, ka nxituar të fajësojë “mediat” që i dhanë dimensione të mëdha të shkuarës së saj lakuriq.
Në video, 54-vjeçarja Melania Trump foli në detaje për çështjen apo çdo gjë që e çoi atë në largimin e saj nga Shtëpia e Bardhë në janar 2021. “A nuk mund ta vlerësojmë bukurinë e trupit të njeriut?”, thotë bashkëshortja e Trump ndër të tjera.
Në video, Melania vë në pikëpyetje komentet kritike që ka marrë për të kaluarën e saj lakuriq, teksa në ekran shfaqen imazhe nga pikturat dhe skulpturat klasike.
“Ne duhet të nderojmë trupat tanë dhe të përqafojmë traditën e nderuar nga koha e përdorimit të artit si një mjet i fuqishëm i vetë-shprehjes”, dëgjohet të thotë nëna 54-vjeçare e Barron, djalit që ajo ka me Donald Trump.
Mbështetja e saj ndaj modelingut nudo, me apelin e saj më të gjerë për shprehje artistike, ishte pjesë e një sërë promovimesh për kujtimet e saj, të cilat pritet të publikohen në tetor.
Megjithatë, ajo që bie në sy është se gjatë fushatës elektorale të 2016-ës, me bashkëshortin e saj në garë për nominimin presidencial me republikanët, mediat nuk e prekën as të kaluarën e saj nudo si modele, siç shkruan New York Times.