Gazetari dhe ish-deputeti, Milaim Zeka, përmes një video në rrjetet e tij sociale duket se ka konfirmuar lajmin lidhur me aksidentin që ka pësuar reperi nga Kosova, Meriton Mjekiqi.
Zeka ka treguar se natën e aksidentin ka qenë në një makinë me Meritonin, ndërsa shton se gjendja e tij dhe e ish-banorit të BBV është e stabilizuar.
“Për ju që jeni shqetësuar për punën e Meritonit, për aksidentin e tij. Unë dhe ai kemi qen në një makinë, Meritoni dhe unë jemi shumë mirë, siç më shihni”, është shprehur ai.
Sicc u raportua më herët, Meriton Mjekiqi po udhëtonte gjatë natës në autostradën kryesore që të çon në Prishtinë, kur papritur njëra nga gomat e makinës ka shpërthyer.
Ish-banori i BBV raportohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një fushë. Sipas mediave, Meriton Mjekiqi ka mbetur i bllokuar rreth 1 orë brenda makinës dhe është dashur ndërhyrja ekipeve të shpëtimit për nxjerrjen e tij nga mjeti.
Ai është dërguar menjëherë në urgjencë për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Për këtë lajm që ka bër xhiron e portaleve, as vete Mëeritoni dhe as e dashura e tij, Ilnisa Agolli nuk kane bere asnjë reagim.