Ish-drejtuesi i Partisë Demokratike Fatbard Kadilli ka pasur një mendim të ndryshëm nga ajo që një pjesë e opozitës për çështjen Saljanji.
Duke folur në Eruronews Albania, Kadilli tha se ka një kulturë të deformuar të trajtimit të drejtësisë dhe përdorimit të politikës.
Deklarata e Kadillit
Fatkeqësisht, vazhdon ende kultura e keqe e gjyqit popullor. Ne bëjmë gjyqe popullore. Dëgjoj nëpër ekrane njerëz që nuk e kanë lexuar atë dosje, apo dhe dosje të tjera që japin komente sikur të ishin avokati apo prokurori, ose gjyqtari në sallë. Kjo kulturë duhet të marr fund. Unë nuk besoj në mënyrë të verbër tek drejtësia. Nuk besoj se drejtësia shqiptare është vërtetë me sy të mbyllur dhe shpatën e mrehtë. Kurrësesi. Por, besoj se institucionet e drejtësisë forcohen kur ne i lemë të bëjnë punën e tyre. i lemë të marrin vendimet e tyre dhe nuk nxjerrim dhjamë nga pleshti duke bërë politikë pas vendimeve. Pra, çfarë ka ndodhur deri më sot me çështjen e Salianjit, si dhe çështje të tjera? Ne rreshtohemi në dy arradha. Një pjesë bëjnë prokurorin dhe një pjesë avokatin. Tani që doli vendimi të gjithë mundohen të nxjerrin përfitime. Rama e përdor këtë vendim të formës së prerë që të çvlerësojë, të relativizojë çdo akuzë nga opozita për korrupsion dhe lidhje me krimin. Kjo që s’është aspak e vërtetë. Nga ana tjetër, edhe vet Salianji duket i lumtur se i duket vetja në rolin e heroit, por nuk besoj se ky është heroi që pret shoqëria shqiptare. Shoqëria shqiptare këkron heronj të tjerë, jo politikanë që bëhen kamikazë dhe kobure në dorën e kryetarit për hatër të karierës.
Ka një solidaritet hipokrit nga deputetët dhe kryesia e PD-së. Unë e di shumë mirë se çfarë mendojnë ata për Salianjin, madje dhe për rastin konkret. Befas ka një solidaritet hipokrit edhe nga njerëz të medias. Ky është qendrimi i tipit të bashkëfajtorit nga ky grup, që vjen nga fakti se ata vetë kanë vepruar në mënyrë të pakujdesshme në raportet me të vërtetën në sulmet dhe qendrimet e tyre. E dinë që nesër, mund të shkasin në sulme dhe akuza të tilla. Edhe z. Berisha do ketë më në fund, pas tre vjetësh, një beteje që nuk bëhet për emrin e tij, por për një tjetër. Më vjen keq, sa pas ca kohësh të gjithë do shohin punën e tyre dhe Salianji do rrijë në burg. Ai vetë zgjodhi modelin e politikës së paskrupullt. Të tillë e bëri si brenda partisë ashtu dhe jashtë. Se është e paskrupullt kur del me hu në dorë të përleshesh me Rithemelimin dhe pastaj përqafohesh me ata.
Unë e kam sfiduar z. Xhafa në Kuvend për mbështetjen ndaj vëllait. Atëhere ishim ne në pushtet, por nuk e çuam deri në fund. Pse? Sepse politika prodhon akuzë dhe nuk e çon deri në fund me shpresën se presioni dhe frika e përthyen kundërshtarin. Pra, shohim përfitimin politik, jo drejtësinë.
Si politkan kam zgjedhur të mbështes sistemin e drejtësisë. Sepse, besoj se trajtimi me luajalitet institucionale është shansi për të forcuar drejtësinë. Nuk mund të ndodhë që e njëjta trupë, kur të jep vulën është shembull kurajo she kur të dënon është organizatë kriminale. Janë këto qendrime që e bëjnë qesharake politikën. Dhe, qendrimet ekstreme që po propozon opozita janë shumë të shkëputura nga nevojat e shoqërisë shqiptare.