Kamala Harris i kërkoi Donald Trump që të zhvillojnë një debat të dytë muajin e ardhshëm, pas përballjes së tyre të parë të martën në Filadelfia, sipas një njoftimi për shtyp nga fushata e saj.
Duke kritikuar paraqitjen e ish-presidentit, ekipi i fushatës së zonjës Harris tha: “Zëvendëspresidentja është gati për një debat të dytë. A është Donald Trump?’
Nga ana e tij, rrjeti televiziv Fox News, i preferuar nga e djathta amerikane, bëri të ditur se tashmë kishte propozuar organizimin e një debati të dytë, në muajin tetor.