Astrologia e njohur Meri Gjini ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në një emision televiziv, ku ka bërë parashikimin e Horoskopit për pjesën e mbetur të javës. Marsi është zyrtarisht te Gaforrja dhe do ndikojë te të gjithë.

Ky katërditësh do të jetë me nuancën e itensitetit në punë. Ky mars do shënojë zyrtarisht futjen në ritmin e punës. Të shtunën, kemi një hyrje shumë të bukur të Marsit me Mërkurin që do nxisë nisje e një ujdie. Ata që përdorin logjikën do dalin të fituar. Dita e nesërme dhe pasnesër kemi faktorin e të papriturës shumë prezent dhe ditën e nesërme arrin maksimumin. Kujdes me reagimet.

Dashi
Punë, punë dhe punë. Kontrolloni pjesën e nervozizmit që ka ngjyrosur javën që ditën e parë, për shkak të konfuzitetit. Do të merren me një çështje që duket sikur nuk është ajo që kishin planifikuar këtë javë. Por del për mirë.

Demat
Nuk ka vend për risqe me ekonominë. Urani është te ata dhe bën një hyrje shumë të fortë më mërkurin nesër. Mos u nxitoni në asnjë shpenzim. Investimet apo levizjet në lidhje me lekun do jenë shumë më të favorshme nga e marta e javës që vjen dhe në vazhdimësi. Është e vetmja gjë që mund t’i prishë terezinë demit.

Binjakët
Dy janë drejtimet që do impnjohen me Marsin të Gaforrja. Çështjet që i përkasin familjes dhe profesioni. Kujdesi i këtij 4 ditëshi është vetëm në mënyrën si do komunikojnë, pasi kanë një tendencë për t’i bërë të tjerët të ndihen keq. Me këtë mars, kanë të gjitha mundësitë për të gjetur një lloj ujdie. Të dielën dedikojani familjes dhe dashurisë.

Gaforrja
Pjesa më e madhe kanë periudhën e tyre. Të lindurit në ditët e para të Gaforres kanë vendosje të forta përsa i përket punës. Do kenë lajme shumë të mira, por të lindurit në 3-4 ditët e para të shenjës. Në komunikim është në momentin më të mirë, prandaj kanë të gjitha mundësitë që të sqarojnë çfarë ka mbetur nga gushti.

Luani
Dy janë çështjet që do merren këtë fundjavë. Fiziku dhe një ujdi për zgjidhjen e një çështje. Çfarë çështjesh kanë të mbartura nga gushti që lidhen me ekonominë ose fëmijët t’i vënë në agjendë nga momneti që po flasim.

Virgjëresha
Me siklete në aspektin e komunikimit në ambjentet ku ndihen të familjarizuar. Sqarime dhe diskutimet lini kur mërkuri të vijë të ju, që i përket ditës së martë dhe në vazhdimesi. Lërini gjërat të rrjedhin. Mbani një ritëm të kujdesshëm të dielën pasi diellin e keni pingul në të kundërt me satudnin, që bën të imponoheni për vendime serioze që nuk kanë momentin.

Peshorja
Kanë ekzaktësisht Vensuin dhe Hënën në këto momente. Është shumë e thjeshtë të marrin vëmendjen për shumë mirë, nisur nga nesër. Do të kenë diskutime për profesionin, për punën ose firmose drejtëpërdrejtë. Kujdes me komunikimin me eprorët.

Akrepi
Si Demat, me ekonominë e tyre duhet të tregojnë mjaft kujdes sot edhe nesër.Janë të detyruar të jenë të kujdesshëm në atë drejtim. Gjithashtu duhet të jeni të qetë me tonacionin e zërit, pavarësisht vetëbesimit. Mos gjykoni veten në fundjavë më shumë se çduhet, nga gabimet që priten të premten.

Shigjetari
Nisën një javë më katërkëndësh që sillnin problematika të vogla. Sa më shumë dalim nga java do jenë shumë më mirë dhe shumë më të qetë. Marsi te Gaforrja bën të mundur që çështje që kanë rëndësi të veçantë për ju, të kenë mbarësi.

Bricjapi
Me këtë mars të gaforrja do e ndjejnë veten sikur shkojnë kundër të tjerëve. Janë kaq të fokusuar te objektivi i tyre saqë nuk do kenë sy e veshë për tu marrë me të tjerët. Këtë fundjavë kanë tendencë për të qenë të tërhequr dhe mirë do bëjnë. Hyrja e Mërkurit dhe Uranit do i sjell mundësira për një ujdi të vogël nesër. Hapi i parë i objektivit të tyre.

Ujori
Këtë katër ditësh do ndajnë çështjet ekonomike me dashurinë. Çfarë do lloj diskutimi në lidhje me ekonominë duhet të bëhet më të dashurit të tyre nga mesi i javës që vjen e në vazhdim. Pasi nëse ndodh që sot, do jetë zhgënjim.

Peshqit
Kanë saturnin ballë për ballë diellit të tyre të dielën. Është tendencë shumë e fortë për tu shqetësuar nga çdo lloj gjëje që i rrethon. Të shtunën dhe të dielën do ishte shumë mirë të zgjehdin shumë pak njerëz në ambjentin e tyre. Qëndrimi me veten do jetë shumë i mirë. Marsi te gaforrja imponon ndryshime në agjendën profesionale të tyre. Nuk duhet të marrin vendime në jetën personale, pasi do duhet shumë kohë për t’i korigjuar