Moderatorja Sidorela Gjoni është ‘ngacmuar’ pak në lidhje me avokatin e njohur, Spartak Ngjela, me të cilin ka pasur përplasje por dhe batuta të shumta.
Moderatorja tregoi rastet kur ka debatuar në emision me avokatin, mirëpo u shpreh se ky i fundit është një nga personazhet më interesantë.
Neada: Pavarësisht viteve që mund të kesh në ekran, rrjetet sociale bëjnë të tyren dhe ndonjëherë momentet më tipike që mbahen mend janë ato viralet. Si për shembull rasti me Spartak Ngjelën, nuk e di nëse do të jetë më i ftuar në “Shqipëria Live”, përballë Sidorelës.
Blendi: Na e përshkruaj pak, ça ndodhi?
Sidorela: Në fakt, avokati për herë të parë në jetën e tij nuk është se u largua, unë ja kërkova të largohej. Ai vendosi që të qëndronte, tha ‘nuk e kam me ty, kështu që do vazhdoj të rri’. Bën shumë batuta gjatë emisionit dhe duhet të jesh gjithmonë e vëmendshme sepse avokati është nga ata të ftuar që të bën pyetje gjatë bisedës. Të kthen përgjigje me pyetje, por ti duhet të jesh gjithë kohës me vëmendje atje sepse realisht dukesh keq në momentin që ai pyet dhe ti pyet ‘si, ku filluam, ku e lamë?’. Duhet të jesh non stop tek ai dhe jo të shkëpusësh vëmendjen në një gjë tjetër që ndodh. Është një nga personazhet më interesantë në fakt. Çfarëdo lloj tematike për të cilën ai mund të flasë, nuk e di pse njerëzit e komentojnë, e ndjekin dhe e duan aq shumë avokatin.
Sidorela: Në mes të një bisede, unë po bëja një pyetje politike që ishte shumë e rëndësishme aso kohe, kishte të bënte me opozitën, ai kthehet dhe thotë ‘kujdes se mund të të rrëmbejnë’. Unë ndalova dhe e pyeta ‘pse avokat?’. ‘Dukesh bukur sot’. Po të mos e kisha mendjen në atë moment, do thosha ça është duke thënë, ku doli, pse doli.
Blendi: Nuk ishte ky rasti kur i the dil përjashta?
Neada: Bëri një batutë për vajzat kam përshtypjen
Sidorela: E ka bërë atë, edhe bionde e brune. Aty te bionde dhe brune, fillova pse bionde, pse brune? Edhe unë ja mbaj pak bisedën, e di se edhe njerëzit e kanë qejf kur ai bën batuta. Po unë e di dhe e njoh dhe e kuptoj mënyrën se si e thotë, se ndonjëherë konceptohet edhe keq në publik. Ka pasur edhe komente ‘pse e duron kaq shumë’, por e di se nuk e bën me atë lloj konotacioni. Kur ka ndodhur incidenti që i thashë ‘avokat këtu do t’a ndërpresim bisedën bashkë, sepse kur unë të jem në nivelin që ti mendon se unë duhet të jem, atëherë bëjmë biseda të dy’. ‘S’e kisha me ty, e kisha me politikanët’, tha. Përplasja më e madhe që kam pasur me avokatin ka qenë për Albin Kurtin dhe përpara një muaji kur kam biseduar me të për herë të fundit, më tha ‘kishe të drejtë’.