Dikur nënkampion bote në peshëngritje, Ilir Suli, ka ardhur me një rrëfim personal në “Vizionin e Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, ku rrëfeu uljet dhe ngritjet e jetës së tij.
Rekordmeni shqiptar në peshëngritje, Ilir Suli rrëfeu se si pas vitit 2011 jeta e tij mori të tatëpjetën.
Suli tregoi se pas zhgënjimit që mori në lojërat olimpike të Sidnejit nuk e përballoi mirë psikologjikisht pasi ishte përgatur shumë për medalje.
Ai tregoi gjithashtu se kundërshtari i tij më i madh është vetë vetja e tij.
Suli: Ilir Suli kundërshtarin më të madh ka patur Ilir Sulin. Nëse unë do të kisha bërë vërtetë sport, atëherë sporti i peshëngritjes do të kishte ndryshuar. Nëse do të isha sërish në lojërat Olimpike me këtë moshë sot, do të thyeja rekordin botëror,.
Brikena Prifti: Kur u bëre kundërshtar i vetes?
Suli: Në lojërat Olimpike në Sindej 2000 të dilja pa medalje. Në atë kohë Fideli më tha hajde ikikm te kryeministri se dola i pesti.
Brikena Prifti: Çfarë ndodhi?
Suli: Më çuan dy javë parë. Brenda treshes duhet të isha. Unë them se në stërvitje ndihesha mirë dhe e dhashë në stërvitje, duhet të kisha punuar më me shumë kujdes. Hëngra bukë në orën 12:00 të natës, kisha 2 muaj që mbaja peris për të rënë nga pesha. I pakujdesshëm, dhashë në stërvitje atë që duhet të jepja në garë.
Brikena Prifti: Lexuam gazetat për doping, edhe për përdorim të lëndëve narkotike?
Suli: Pas kësaj kisha goditje psikologjike, nuk dita të menaxhoj dot humbjen. Ke shumë sportista sot që janë parë në një kampionat botëror e nuk kam parë më. Këtu nisi ulja ime, pi cigare, pi ndonjë alkool, luaj noj çikë bixhoz. I them vetes ndonjëherë o “Ilir të hëngërt ujku”. Por kur më thanë që s’bëhesh më, pas dy vitesh dola kampion.