Një aksident masiv ka ndodhur para pak minutash tek “Ura e Selitës” në Tiranë.
Disa makina janë aksidentuar me njëra-tjetrën, ndërsa nuk raportohet për të plagosur apo viktima.
Shkak i aksidentit dyshohet lagështia në rrugë dhe shpejtësia.
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa është krijuar trafik si rrjedhojë e aksidentit.