Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuesen Elsa Toska ka dhënë dorëheqjen, mëson Voxnews.al.
Me ikjen e Toskës, Gjykata Kushtetuese mbetet me 8 anëtarë nga 9 që ka në organikë.
Një situatë e tillë e komplikon vendimmarrjen pasi në rast të një vendimmarrjeje 4 me 4 vota, Kushtetuesja s’mund të dalë me vendim.
Sakaq, motivet e dorëheqjes së gjyqtares Toska, nuk janë bërë ende të ditura.