Në “valën” e dorëheqjeve, këtë fillim shtatori është larguar nga detyra edhe kreu i Drejtorisë së Përgjithshme Detare me seli në Portin e Durrësit, Paulin Ndreu.
Burime nga APD thanë për ABC News se drejtori Ndreu, në letrën e tij të dorëheqjes, ka deklaruar arsyet personale si shkak i vendimit të ndërmarrë nga ai.
Ndreu e mbante këtë post, që nga shtatori i vitit 2017. Deri më tani nuk është bërë e ditur se cili do të jetë pasardhësi i Paulin Ndreut në krye të DPD-së.
I kontaktuar nga ABC, këto informacione i konfirmoi edhe vetë Paulin Ndreu.