Një telefonatë për rrëmbimin e një personi ka mbërritur në sallën operative të Policisë së Shtetit. Sipas “Ora News” një vajzë është marrë peng me forcë në makinë në zonën e njohur si “Rruga e Qelqit” në Kombinat.
Telefonuesi që ka lajmëruar Komisariatin nr.6 ka rrëfyer se vajza është marrë me forcë nga rruga dhe se brenda në makinë ishin edhe 2 vajza të tjera.
Policia ende nuk ka dalë me një njoftim për ngjarjen që raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme, megjithatë është mësuar se kontrollet në zonë për gjetjen e mjetit “Benz” kanë nisur.