Me syzet vënë! Salianji del nga selia e PD, do shkojë të arrestohet!
Salianji: Këta nuk do të ngopen me të keqen, ne nuk do të ngopeni me të mirën. Grupi i PD ka vendosur që të ngujohej, por unë jam shprehur se do të vetëdorëzohem, do ta bëj betejën nga burgu. Ka më të mirë se ata, ne jemi më të mirë se ata. Ne sakrifikojmë lirinë për të thënë të vërtetën dhe në fund do të triumfojë. Sot nuk kam dashur që të lajmërojmë asnjëlloj forme të protestës, por miqtë që janë do t’i takoj aty. Ju falenderoj ju mediat. Ju falenderoj shumë dhe do të shihemi shpejt.