Vënia e Sali Berishës nën akuzë për korrupsion, sipas kryetarit të lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, është një sfidë e vështirë për Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Sipas Adriatik Lapajt, tashmë SPAK duhet të provojë 100% akuzën e ngritur ndaj ish-kryeministrit
Lapaj shtoi se ish-kryeministrin e kanë marrë në qafë avokatët, referuar kohës kur iu caktua masa e sigurisë së “arrestit të shtëpisë”.
“Berishës iu dha një masë më e lehtë në fillim, ishte ajo e detyrimit të paraqitjes, dhe ai mund të bënte jetë parlamentare.
Tani kur iu vendos “arrest shtëpie” avokatët e Berishës u rikthyen te çështja efillimit, duke paraqitur 5 kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë, pra kërkonin detyrim paraqitje.
Tani dy gjëra janë: ose kemi një strategji juridike të gabuar, ose z.Berisha donte të krijonte fabulën e një të burgosuri politik”, tha Lapaj në emisionin Open.