Ministri i jashtëm Rus, Sergei Lavrov deklaroi nga Asambleja e Përgjithshme Kombeve të bashkuara mbrëmjen e të Shtunës se ishte e pakuptimtë që të injoroheshin alternativat ndaj propozimit të paqes në Ukrainë.
Lavrov paralajmëroi në fjalimin e tij Perëndimin se me ndihmën e tyre për Kievin po sfidfojnë një fuqi bërthamore sic është Rusia dhe në këtë mënyrë po rrisin mundësinë për një konfrontim bërthamor.
“Unë nuk do të flasë këtu sesa e pakuptimë dhe e rrezikshme është vetë ideja e përpjekjes për të luftuar deri në fitore me një fuqi bërthamore siç është Rusia. Po aq e pakuptimtë është edhe mbështetja Perëndimore ndaj Kievit. Këta mbështetës thonë se nuk ka alternative në negociatat e paqes, duke u bazuar në një formulë famëkeqe. Pa Turp, Perëndimi bën thirrje për respektim të Kartës së OKB-së duke kërkuar që të sigurohet integriteti territorial I Ukrainës. Kjo kartë nuk ka të bëjë vetëm me integritetin territorial, por ka të bëjë gjithashu edhe me detyrimin për të respektuar parimet e barazisë dhe vetëvendosjes mes popujve.”
Fjalimi i Lavrov në Asamblenë e Përgjithsme të Kombeve të Bashkuara erdhi pasi Zelensk prezantoi në SHBA, “Planin e Ukrainës për Fitore”, një plan ky që e bën të qartë se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës duhet të përfundojë me largimin e ushtarëve ruse nga territoret e Pushtuara.
Kievi e ka bere te qarte se nuk do te pranoje asnje mundesi per paqe dhe perfundim te luftes nese cenohet integriteti Territorial i Ukrainës. Lavrov akuzoi Perëndimin se po synon ti japë një disfatë strategjike trupave Ruse që luftojnë në Ukrainë.